© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Bachelor - Financë – Kontabilitet

Programi ofron mjete konceptuale në disiplinat bazë Financë dhe Kontabilitetit, si dhe interpreton dinamikat që karakterizojnë shoqëritë moderne veçanërisht në sektorin financiar, krahas zhvillimit ekonomik dhe mjeteve më inovative për funksionimin dhe administrimin e ndërmarrjeve dhe institucioneve me natyrë financiare. Programi i studimeve në financë - kontabilitet ofron dhe zhvillon dije themelore për të kuptuar thellësisht strukturën ekonomike, rolin e financës, funksionimin e institucioneve financiare dhe të tregjeve të monedhës. Gjithashtu, siguron baza të forta teorike dhe metodologjike nëpërmjet një qasjeje ndërdisiplinore.

Në fund të këtij kursi studentët janë të aftë të përpilojnë pasqyra financiare, t’i interpretojnë ato dhe të ndërmarrin vendime financiare dhe menaxheriale në biznesin modern. Të diplomuarit në Financë-Kontabilitet zhvillojnë gjithashtu aftësi kërkimore dhe analitike të nevojshme për projekte kërkimore financiare dhe përfitojnë aftësitë e duhura për punësim ose arsimim të mëtejshëm.
Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Finanë Kontabilitet” ju ofron mundësi të shumta karriere në:
  • të mbulojë role pranë ndërmarrjeve prodhuese dhe të shërbimeve;
  • pranë bankave, shoqërive të sigurimeve apo ndërmjetësve financiarë;
  • të mund të zhvillojë veprimtari profesionale dhe këshillimi të biznesit; si dhe
  • të zhvillojë veprimtari të kualifikuara këshillimi financiar
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Financë Kontabilitet” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al

Përzgjedhja e programit “Financë Kontabilitet” dhe e “Universiteti Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.

I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.

SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në programin “Financë Kontabilitet”.

Në programin “Financë Kontabilitet”, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson  kriteret e mëposhtme:

  • Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
  • Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar në udhëzimet e MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
  • Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.

Pranimi i studentëve në programin “Financë Kontabilitet”, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Tarifa e studimit në programin “Financë Kontabilitet” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.

Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Financë – Kontabilitet

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
ANG 014 Gjuhë Angleze Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DPB 013 Elementët e së Drejtës Publike Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
INF 015 Teknologji Informacioni Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MEK 016 Mendimi Ekonomik Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MAT 701 Matematikë Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
SOC 011 Sociologji Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MKA 012 Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
PMI 241 Mikro dhe Makroekonomia Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
STA 243 Statistikë Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
BFN 201 Bazat e Financës Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
PMA 241 Mikro dhe Makroekonomia Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
BMX 103 Bazat e Menaxhimit Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MAF 703 Matematikë Financiare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
BKT 201 Kontabilitet - Bazat e Kontabilitetit Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KTF 201 Kontabilitet - Kontabilitet Financiar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
BMK 121 Bazat e Marketingut Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
ITF 204 Institucionet Financiare - Institucionet dhe Tregjet Financiare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
EKM 204 Institucionet Financiare - Ekonomi Monetare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
IMP 202 Financë - Financim Investimesh dhe Menaxhim Portofoli Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DFN 202 Financë - Drejtim Financiar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
FNP 207 Financat Publike Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KTK 203 Kontabilitet Kosto dhe Drejtimi - Kontabilitet Kosto Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KDR 209 Kontabilitet Kosto dhe Drejtimi - Kontabilitet Drejtimi Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KTP 201 Kontabilitet - Kontabilitet Publik Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
SKB 208 Sistemi i Kontrollit të Brendshëm Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X91 Praktikë pranë Sipërmarrjes Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 99 Detyrime përmbyllëse Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
REGJISTROHU NË NEWSLETTER