© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Bachelor - Informatikë Biznesi

Programi “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare” synon të përgatisë profesionistët e rinj me aftësi njohëse të nevojshme për të gjetur zgjidhje krijuese për probleme teknike në lidhje me fushën e financës, biznesit dhe informatikës. Programi synon të pajisë studentët me:

- njohuri të specializuara në gjuhët bazë të programimit, menaxhimit dhe financës;
- aftësi për përdorimin, përpunimin dhe analizën e informacioneve specifike të fushës së punës;
- njohuri informatike dhe financiare me qëllim rritjen e eficencës në biznes;
- aftësi për zbatimin e sistemeve të avancuara teknologjike për biznesin.

Programi i ndihmon studentët të forcojnë dhe rrisin kapacitetet e tyre profesionale për të  gjeneruar ide të reja, për të punuar në grup, për të zbatuar njohuritë në praktikë; për të analizuar situatat e ndryshme të biznesit; për t’u përshtatur në situatat e reja; të menaxhuar informacionin dhe të zbatuar teknologjinë në biznes dhe shërbimet financiare.

Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare” ofron mundësi karriere në:

- prodhimin e softuerëve te ndryshëm për bizneset dhe shërbimet financiare;
- zbatimin e sistemeve teknologjike financiare për palë të treta;
- sistemin bankar;
- sistemin shëndetësor;
- sistemin e transportit;
- sektorin e turizmit;
- sektorin e prodhimit;
- drejtoritë apo sektorët e teknologjisë së informacionit në organet e qeverisjes vendore (bashki, komuna) etj.

Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.

Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.

Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.

I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde, të cilat përcaktohen nga MASR.

SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare”.

Në programin “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare, në ciklin e parë Bachelor pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:

- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.
- Nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.

Pranimi i studentëve në programin “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare” në ciklin e parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Tarifa e studimit në programin “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare” në ciklin e parë Bachelor në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’u ofruar mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve Bachelor në programin “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare” është 3 vite akademikë.

Koha maksimale e studimeve Bachelor në programin “Informatikë Biznesi dhe Shërbime Financiare” është 6 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Informatikë Biznesi

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
REGJISTROHU NË NEWSLETTER