Programi “Lidership dhe Burime Njerëzore” synon të ofrojë një qasje të re bashkëkohore për të gjithë ata që synojnë lidershipin dhe angazhimin e tyre në politikë apo qeverisje, njëkohësisht i ndihmon studentët të plotësojnë profilin e tyre profesional dhe personal me aftësi teorike dhe praktike për politikat që lidhen me zhvillimin e burimeve njerëzore. Programi ofron një kontribut real në përgatitjen e specialistëve të lidershipit dhe burimeve njerëzore, me qëllim krijimin e një brezi të rinjsh me një kulturë të përgjithshme bashkëkohore, me ndikim të lartë në mjedisin e punë dhe atë social, si dhe me një kulturë më të specializuar për sa i përket çështjes së lidershipit dhe burimeve njerëzore.
Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Lidership dhe Burime Njerëzore” ofron mundësi karriere në:
- administratën publike qendrore apo lokale;
- sektorë të burimeve njerëzore (institucione, organizata private dhe publike);
- sipërmarrje dhe institucione të tjera të biznesit;
- organizata të shoqërisë civile të profileve të ndryshme;
- institucione publike që merren me hartimin dhe zbatimin e politikave publike;
- sektorë të ekonomisë (ndërmarrje, sipërmarrje etj.) që kanë në fokusin e tyre marrëdhëniet e punës, studimin e tregut, marrëdhëniet me komunitetet, me konsumatorët etj.
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Lidership dhe Burime Njerëzore” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Lidership dhe Burime Njerëzore” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde, të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Lidership dhe Burime Njerëzore”.
Në programin “Lidership dhe Burime Njerëzore”, në ciklin e parë Bachelor pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.
- Nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.
Pranimi i studentëve në programin “Lidership dhe Burime Njerëzore” në ciklin e parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Lidership dhe Burime Njerëzore” në ciklin e parë Bachelor në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’u ofruar mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve Bachelor në programin “Lidership dhe Burime Njerëzore” është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve Bachelor në programin “Lidership dhe Burime Njerëzore” është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.
LISTA E LENDEVE
Kodi i lëndës | Emërtimi i lëndës | Përshkrimi i lëndës | Online |
---|