© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Bachelor - Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime Evropiane

Programi “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” është konceputar në përputhje me tregun e punës jo vetëm shqiptar, por edhe atë rajonal dhe ndërkombëtar. Ky program sjell disa risi në formimin akademik të specialistëve të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve evropiane, sepse i referohet arritjeve më të mira të studiuesve bashkëkohorë dhe proceseve me të cilat do të duhet të përballen vendet të cilat aspirojnë t’i bashkëngjiten organizmave Euroatlantikë dhe të kenë një rol në arenën ndërkombëtare. Për më tepër programi i referohet modelit dhe përvojës anglo-saksone mbi kërkimin shkencor dhe krijimin e një kulture mësimnxënie sa teorike aq edhe praktike.

Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” ofron mundësi karriere në:

- organizatat ndërkombëtare, si ato ndërqeveritare apo joqeveritare;
- Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe institucionet apo agjencitë, të cilat kanë marrëdhënie me organizmat ndërkombëtare;
- përfaqësitë diplomatike të vendit tonë në botë apo ato të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
- departamentet e institucioneve publike shqiptare të angazhuara në procesin e integrimit evropian;
- institucione kërkimore apo organizata të  shoqërisë  civile me fokus studimin rajonal dhe integrimin;
- sektorë të ekonomisë dhe biznesit ,të cilët kanë bashkëpunime apo shtrije përtej vendit;
- sektorin e projekteve ndërkombëtare dhe atyre evropiane në organizata kombëtare apo ndërkombëtare.

Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.

Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.

I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde, të cilat përcaktohen nga MASR.

SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”.

Në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane, në ciklin e parë Bachelor pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:

- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.
- Nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.

Pranimi i studentëve në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” në ciklin e parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Tarifa e studimit në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” në ciklin e parë Bachelor në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’u ofruar mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve Bachelor në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” është 3 vite akademikë.

Koha maksimale e studimeve Bachelor në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” është 6 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime Evropiane

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
REGJISTROHU NË NEWSLETTER