© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Bachelor - Qeverisje dhe Politika

Programi “Qeverisja dhe Politika” synon përgatitjen e profesionistëve të rinj me njohuri të përgjithshme dhe aftësi aplikative në fushën e qeverisjes dhe politikës. Programi ofron dije dhe njohuri teorike dhe praktike për të zhvilluar mendimin analitik të tyre. Programi synon të pajisë studentët me:

- koncepte dhe njohuri mbi dukuritë bashkëkohore të qeverisjes, administrimit publik dhe politikës në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
- formimim tematik dhe studime të thelluara në fushën e qeverisjes dhe politikës;
- aftësi për kërkim të avancuar, të pavarur shkencor dhe eksperimentim të mirëfilltë në qeverisje dhe politikë;
- eksperiencë praktike dhe stazhe në institucione të ndryshme publike.

Programi është hartuar në mënyrë të tillë që t’u ofrojë studentëve mjetet kryesore konceptuale dhe analitike të nevojshme për të qenë konkurrues në tregun e dijes, formimit profesional dhe të punës.

Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Qeverisja dhe Politika” ofron mundësi karriere në:

- institucione qeverisjeje në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar;
- organizata joqeveritare, rajonale dhe ndërkombëtare;
- institucione dhe agjensi evropiane që veprojnë në Shqipëri e më gjerë.

Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Qeverisja dhe Politika” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.

Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.

Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Qeverisja dhe Politika” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.

I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde, të cilat përcaktohen nga MASR.

SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Qeverisja dhe Politika”.

Në programin “Qeverisja dhe Politika, në ciklin e parë Bachelor pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:

- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.
- Nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.

Pranimi i studentëve në programin “Qeverisja dhe Politika” në ciklin e parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Tarifa e studimit në programin “Qeverisja dhe Politika” në ciklin e parë Bachelor në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’u ofruar mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve Bachelor në programin “Qeverisja dhe Politika” është 3 vite akademikë.

Koha maksimale e studimeve Bachelor në programin “Qeverisja dhe Politika” është 6 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Qeverisje dhe Politika

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
REGJISTROHU NË NEWSLETTER