© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Master Profesional - Administrim Publik

Zhvillimi dinamik i sektorit publik kërkon edukimin e një elite të re punonjësish të administratës publike, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve, do të garantojnë funksionimin e saj duke iu përshtatur situatave të reja politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, që lidhen ngushtë me dëshirën për t'u bërë anëtarë në Evropën e bashkuar. Programi i paraqitur është përgatitur pikërisht për të arritur, jo vetëm njohjen e funksionimit të parimeve administratës publike, por edhe aftësimin praktik mbi metodat e reja të menaxhimit të administratës publike, të njëjta me ato të vendeve perëndimore. Dijet dhe aftësitë e përfituara gjatë procesit mësimor do të kthehen në një avantazh të rëndësishëm për zhvillimin e karrierës profesionale dhe ngritjen në detyrë.
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master Profesional në programin Administrim Publik, ka mundësi punësimi në:
  • Administratën publike në nivel qendror dhe vendor;
  • Organizata jofitimprurëse;
  • Banka dhe kompani private, që kanë bashkëpunime me sektorin publik.
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson  kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë e ciklit të parë/fotokoje e diplomës e njehtësuar me origjinalin - Diplomë e ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit, e shoqëruar me fotokopje të diplomës së njësuar me origjinalin/një dokument zyrtar që është bërë njësimi i diplomës në RSH.
  • Vërtetim i listës së notave dhe krediteve.
  • Diplomë e Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave/fotokopje e tyre e njehtësuar me origjinalin, e konfirmuar nga DAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë Dëftëse Pjekurie, në mungesë fotokopje të njehtësuar me origjinalin, konfirmuar nga DAR/ZA.
  • CV + Foto.
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “Administrim Publik” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Administrim Publik”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Administrim Publik”është 1 vit akademik.

Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Administrim Publik” është 2 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Administrim Publik

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
TPA 351 Teoritë dhe Problemet Aktuale mbi Administrimin Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
OQV 352 Organizimi i Qeverisjes Vendore në Rrafsh Krahasues Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MBN 154 Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MSH 053 Metodat e Kërkimit Shkencor Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
EQA 355 E-Qeverisja në Hapësirën Administrative Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KPA 356 Kontrolli dhe Përgjegjësia në Administratën Publike Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
PUB 357 Politikat Urbane në Shoqërinë Bashkëkohore Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DRA 358 E Drejtë Administrative Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
FPU 359 Financa Publike Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 091 Praktikë Profesionale Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 099 Detyrime Permbyllese Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
REGJISTROHU NË NEWSLETTER