© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Master Profesional - E drejtë Biznesi

Masteri Profesional në e E drejtë Biznesi, është një nga programet masterat më të ndjekur nga studentët. Programi i tij, i cili me lëndë si: E drejta Tatimore dhe Doganore, E drejta e Arbitrazhit dhe Ndërmjetësimit Ndërkombëtar, E drejta e Shoqërive Tregtare apo E drejta Financiare, Bankare dhe Monetare, e përgatisin studentin për t’iu përgjigjur më së miri kërkesave të tregut si profesionistë dhe të aftë, që zotërojnë njohuri praktike dhe teorike në fushën tregtare dhe bankare. Ky master është akredituar si dhe ka një staf akademik të mirënjohur që përçon më së miri njohuritë tek studentët.
Studentët të cilët kanë ndjekur studimet në Masterin Profesional E drejtë Biznesi janë të aftë të zhvillojnë karrierën e tyre në:
  • Shoqëri dhe kompani tregtare vendase dhe ndërkombëtare;
  • Banka, sigurime dhe organe financiare;
  • Zyra avokatie si dhe ndërmjetësimi;
  • Zyra përmbarimi apo këshillimi juridik.
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë e ciklit të parë/fotokoje e diplomës e njehtësuar me origjinalin - Diplomë e ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit, e shoqëruar me fotokopje të diplomës së njësuar me origjinalin/një dokument zyrtar që është bërë njësimi i diplomës në RSH.
  • Vërtetim i listës së notave dhe krediteve.
  • Diplomë e Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave/fotokopje e tyre e njehtësuar me origjinalin, e konfirmuar nga DAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë Dëftëse Pjekurie, në mungesë fotokopje të njehtësuar me origjinalin, konfirmuar nga DAR/ZA.
  • CV + Foto.
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “E drejtë Biznesi” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “E drejtë Biznesi”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “E drejtë Biznesi”është 1 vit akademik.

Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “E drejtë Biznesi” është 2 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

E drejtë Biznesi

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
EDA 451 E drejtë e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit ndërkombëtar tregtar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DST 452 E drejta e shoqërive tregtare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KTR 452 Kontratat tregtare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MKS 453 Metodat e kërkimit shkencor Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DBN 453 E drejta finaciare, bankare dhe monetare ndërkombëtare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DRK 452 E drejta e konkurrencës Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DFA 452 E drejtë e falimentimit Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DTD 452 E drejta tatimore dhe doganore Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 091 Stazh ose praktikë profesionale Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 099 Detyrime Përmbyllëse Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
REGJISTROHU NË NEWSLETTER