Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Diplomë e ciklit të parë/fotokoje e diplomës e njehtësuar me origjinalin - Diplomë e ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit, e shoqëruar me fotokopje të diplomës së njësuar me origjinalin/një dokument zyrtar që është bërë njësimi i diplomës në RSH.
- Vërtetim i listës së notave dhe krediteve.
- Diplomë e Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave/fotokopje e tyre e njehtësuar me origjinalin, e konfirmuar nga DAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë Dëftëse Pjekurie, në mungesë fotokopje të njehtësuar me origjinalin, konfirmuar nga DAR/ZA.
- CV + Foto.
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.