© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Master Profesional - Marketing dhe Menaxhim Operacionesh

Programi “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” synon të përgatisë individë për të menaxhuar dhe realizuar funksione teknike dhe fizike të një organizate, veçanërisht ato të lidhura me zhvillimin, prodhimin, marketimin. Ai përfshin mësimdhënie të parimeve të menaxhimit, sistemet e prodhimit, kontrollin e prodhimit, menaxhimin e linjave dhe fabrikave, menaxhimin e mirëmbajtjes së pajisjeve, politikat e prodhimit strategjik, analizat e sistemeve, analizat e produktivitetit dhe kontrollit të kostos dhe planifikimin e materialeve.

Gjithashtu, programi mundëson zhvillim profesional në fusha të tilla si marrëdhëniet me publikun, komunikimin e organizatës dhe marketingun strategjik.

Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master Profesional në programin “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” ka mundësi punësimi si:

  1. menaxher operacional në sektorin publik apo privat, qoftë kompani prodhimi në të gjitha industritë, apo kompani shërbimi si banka, hotele etj.;
  2. menaxher linjash prodhimi në kompani publike apo private;
  3. menaxher i nivelit të mesëm në fushën e marketingut në kompani publike apo private;
  4. specialist marketingu në agjenci publicitare.

Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson  kriteret e mëposhtme:

  • ka përfunduar me sukses studimet dhe është pajisur me diplomë në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i lecensuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe i akredituar në momentin e diplomimit të studentit; ose
  • është diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të parë, të licensuar dhe akreditar. Diploma është e detyrueshme të njehtësohet pranë MASR/QSHA brenda  muajit dhjetor;
  • dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MASR dhe rregulloret e brendshme të UB-së;
  • merr përsipër të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit;
  • nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.

Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.

Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh”është 1 vit akademik.

Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh” është 2 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Marketing dhe Menaxhim Operacionesh

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
HMP 153 Hartim dhe Menaxhim i Projekteve Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MXS 153 Menaxhim Strategjik Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MEK 151 Metodat e kërkimit shkencor Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MXS 152 Menaxhimi i Shpërndarjes dhe Kanaleve Marketing Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
SDM 152 Strategji dhe Drejtim Marketingu Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
SKB 153 Sjellje Konsumatore Blerëse Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KIM 152 Komunikim i Integruar Marketing Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MOP 152 Menaxhimi i Operacioneve për Arritjen e Avantazhit Konkurrues Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MDG 152 Marketing Dixhital Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 091 Stazh ose praktikë profesionale Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 099 Detyrime Përmbyllëse Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
REGJISTROHU NË NEWSLETTER