© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Master Shkencor - Kontabilitet

Programi Master i Shkencave në Kontabilitet – Financë, me profil Kontabilitet, shërben si hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt një karriere të suksesshme në fushën akademike dhe të kërkimeve, duke ofruar bazën thelbësor të formimit shkencor në fushën e kontabilitetit. Stafi i pedagogëve i angazhuar në mësimdhënie, i përbërë nga disa prej profesionistëve më të mirë në Shqipëri dhe me përvojë të gjatë në këtë fushë studimi, përbën garanci për cilësinë e procesit të dhënies së dijeve, duke e ndihmuar studentin të përfundojnë me sukses këtë cikël të dytë studimi universitar. Në këtë program studentët do të thellojnë njohuritë në teoritë bashkëkohore të kontabilitetit dhe do të mësojnë nga analiza e rasteve studimore në auditor për tema si: financat e korporatës, sistemet bankare dhe financiare, kontabilitetet dhe analizat financiare të avancuara, standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimin.
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master i Shkencave në programin Kontabilitet Financë, profili Kontabilitet ka mundësi punësimi në:
  • Institucione Akademike (Universitete);
  • Kompani publike ose private;
  • Organizata jofitimprurëse;
  • Konsulent financiar;
  • Konsulent fiskal.
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson  kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë e ciklit të parë/fotokoje e diplomës e njehtësuar me origjinalin - Diplomë e ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit, e shoqëruar me fotokopje të diplomës së njësuar me origjinalin/një dokument zyrtar që është bërë njësimi i diplomës në RSH.
  • Vërtetim i listës së notave dhe krediteve.
  • Diplomë e Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave/fotokopje e tyre e njehtësuar me origjinalin, e konfirmuar nga DAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë Dëftëse Pjekurie, në mungesë fotokopje të njehtësuar me origjinalin, konfirmuar nga DAR/ZA.
  • Dëshmi e gjuhës së huaj në nivelin B1, sipas përcaktimeve të MASR.
  • CV + Foto.
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin “Financë Kontabilitet” profile “Kontabilitet” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master i Shkencave programi “Financë Kontabilitet” profili “Kontabilitet”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve në Master i Shkencave në programin “Financë Kontabilitet” profili “Kontabilitet”është 2 vite akademikë.

Koha maksimale e studimeve në Master i Shkencave në programin “Financë Kontabilitet” profili “Kontabilitet”, është 4 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Kontabilitet

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
FKO 253 Financa e Korporates Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
SBF 252 Sistemi bankar dhe financiar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
AKK 252 Analize dhe kontrolli i kostos Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DST 251 E drejta e shoqërive tregtare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MSK 253 Metodat sasiore te kerkimit Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
EKN 253 Ekonometri Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KFA 252 Kontabilitet financiar i avancuar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
LGT 252 Legjislacion tatimor Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
SNK 252 Standartet nderkombetare te kontabilitetit Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 091 Praktikë profesionale Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
ADT 252 Auditimi Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KTD 252 Kontabilitet drejtimi Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
AFA 252 Analize financiare e avancuar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 091 Praktikë profesionale Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X 099 Detyrime Përmbyllëse Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
REGJISTROHU NË NEWSLETTER