© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Master Shkencor - Politika Evropiane dhe Administrim Publik

Programi Master i Shkencave në “Studime Evropiane” me profil “Politika Evropiane dhe Administrim Publik” ofron një formim të thelluar teorik në fushën e Studimeve Evropiane dhe e drejton studentin drejt studimeve të doktoratës ose drejt karrierës kërkimore - shkencore. Masteri i Shkencave në Studime Evropiane me fokus në politika evropiane dhe administrim publik bazohet më tepër në një qasje analitike të studimit të dinamikave politike të Bashkimit Evropian. Përveçse të ofrojë një përgatitje të mirë akademike, ky program synon të aftësojë studentët për kryerjen e punëve kërkimore origjinale dhe e vë theksin te metodologjia e kërkimit.
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master i Shkencave në programin Studime Evropiane, profili Politika Evropiane dhe Administrim Publik ka mundësi punësimi në:
  • Institucione Akademike (Universitete);
  • Institucione Kërkimore – Shkencore;
  • Administratën Publike;
  • Organizatat Ndërkombëtare;
  • OJF-të lokale që mbulojnë çështje të integrimit evropian.
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson  kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë e ciklit të parë/fotokoje e diplomës e njehtësuar me origjinalin - Diplomë e ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit, e shoqëruar me fotokopje të diplomës së njësuar me origjinalin/një dokument zyrtar që është bërë njësimi i diplomës në RSH.
  • Vërtetim i listës së notave dhe krediteve.
  • Diplomë e Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave/fotokopje e tyre e njehtësuar me origjinalin, e konfirmuar nga DAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë Dëftëse Pjekurie, në mungesë fotokopje të njehtësuar me origjinalin, konfirmuar nga DAR/ZA.
  • Dëshmi e gjuhës së huaj në nivelin B1, sipas përcaktimeve të MASR.
  • CV + Foto.
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin “Politika Evropiane Administrim Publik” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master i Shkencave në programin Studime Evropiane, profili Politika Evropiane dhe Administrim Publik, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master i Shkencave në programin Studime Evropiane, profili Politika Evropiane dhe Administrim Publik është 2 vite akademikë.

Koha maksimale e studimeve në programin Master i Shkencave në programin Studime Evropiane, profili Politika Evropiane dhe Administrim Publik, është 4 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Politika Evropiane dhe Administrim Publik

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
HIE 353 Histori e Integrimit Evropian Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
IVB 354 Institucionet dhe Vendimmarrja në BE Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
IEN 363 Integrimi Ekonomik Ndërkombëtar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
PPB 155 Politika dhe Politikëbërja në BE Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
APP 052 Analiza e Politikave Publike të BE-së Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DIB 360 E Drejta Institucionale e BE-së Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
EIP 361 Evropianizimi i Institucioneve dhe Politikave të BE-së Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
PJB 362 Politikat e Jashtme të Bashkimit Evropian Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
APB 363 Modelet e Administrimit Publik në BE Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MCK 051 Metoda të Kërkimit në Studime Evropiane Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
PBE 364 Politikat e Brendshme të Bashkimit Evropian Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
ZBE 365 Zgjerimet e Bashkimit Europian/ ose Aktorët e Politikëbërjes në BE Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X091 Praktikë profesionale Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X099 Detyime përmbyllëse Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
REGJISTROHU NË NEWSLETTER