Programi “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” kombinon praktikën e marketingut dhe marrëdhënieve publike me analizën teorike të këtyre fushave. Studimet teorike janë vënë në kontekstin e çështjeve sociale, kulturore, ekonomike dhe politike. Publiciteti, marrëdhëniet me publikun dhe marketingu janë tre disipina emocionuese, që ndryshojnë vazhdimisht për shkak të inovacionit teknologjik dhe formave të reja të komunikimit social dhe të biznesit.
Studentët në fund të studimeve do të jenë në gjendje të zgjidhin problemet konkrete, përmes zbatimit më praktikë të njohurive bazë nga burime të ndryshme akademike dhe profesionale. Programi fokusohet në fusha të ndryshme si: komunikimi, psikologjia, sjellja e konsumatorit, marrëdhëniet me publikun, përmes të cilave përgatiten studentët që të krijojnë strategji marketingu dhe realizojnë reklamimin e produkteve dhe shërbimeve.
Qëllimi i këtij programi është të formojë studentët me një edukim bashkëkohor, që do t’ju mundësojë të veprojnë, të eksplorojnë, të reflektojnë dhe të kontribuojnë pozitivisht në industrinë e Marketingut, Publicitetit dhe Komunikimit, përmes zhvillimit të aftësitë e tyre të mendimit kritik, i cili do të lejojë që ata të bëhen të lirë, ekspertë të pavarur dhe krijues në fushën e tyre.
Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” ofron mundësi karriere në:
- Marketier ose specialist i marrëdhënieve me publikun në biznes, organizata jofitimprurëse, parti politike, agjensi publicitare, etj.;
- Zëdhënës shtypi në organizata dhe institucione publike dhe private;
- Menaxher produkti;
- Komunikues ose asistent publiciteti;
- Këshilltar marketingu;
- Hulumtues tregu;
- Përfaqësues shitjesh;
- Menaxher shitjesh.
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde, të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun”.
Në programin “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun”, në ciklin e parë Bachelor pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.
- Nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.
Pranimi i studentëve në programin “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” në ciklin e parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” në ciklin e parë Bachelor në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’u ofruar mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve Bachelor në programin “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve Bachelor në programin “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.
LISTA E LENDEVE
Kodi i lëndës | Emërtimi i lëndës | Përshkrimi i lëndës | Online |
---|---|---|---|
ANG 014 | Gjuhë Angleze | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
KMX 201 | Bazat e kontabilitetit | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
DBZ 412 | E drejte biznesi | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
BMX 103 | Menaxhimi dhe komunikimi ne biznes - Bazat e Menaxhimit | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MAT 701 | Matematikë | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
INF 015 | Teknologji Informacioni | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
KOB 121 | Menaxhimi dhe komunikimi ne biznes - Komunikimi ne biznes | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
SHA 012 | Shkrim Akademik | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
SKO 121 | Marketingu ndërkombetar dhe konsumatori - Sjellje konsumatore | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
DPU 123 | Dizenjimi i Publicitetit | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MSHP 122 | Marketingu i shitjes dhe mediat sociale - Marketingu i Shitjes me pakice | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MMS 124 | Marketingu i shitjes dhe mediat sociale - Marketingu mëpërmjet mediave Sociale | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MKN 121 | Marketingu ndërkombetar dhe konsumatori Marketing ndërkombëtar | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
BMK 121 | Bazat e Marketingut | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MSM 121 | Menaxhimi strategjik i Markës | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
PSC 507 | Psikologji Sociale | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MPU 123 | Menaxhimi i Publicitetit | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MDI 124 | Biznesi dhe marketingu elektronik - Marketingu dixhital | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
BEN 104 | Biznesi dhe marketingu elektronik - Biznesi Elektronik | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
DMK 121 | Strategji dhe kërkim marketing - Drejtim Marketingu | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
KMK 121 | Strategji dhe kërkim marketing - Kerkim marketing | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MLZ 122 | Menaxhimi i logjistikes dhe zinxhirit te furnizimit | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MXB 105 | Burimet Njerëzore dhe Organizata - Menaxhim Burimeve njerezore | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
ORG 105 | Burimet Njerëzore dhe Organizata - Sjellje organizative | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
EBZ 110 | Etika dhe Vendimmarrja në Biznes - Etika e Biznesit | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
KPR 106 | Etika dhe Vendimmarrja në Biznes - Krijimi i produkteve te reja | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MPS 346 | Marrëdhënie me publikun - Marrëdhënie me publikun | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
SHL 346 | Marrëdhënie me publikun - Shkrim dhe Raportim Lajmi | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
MXA 112 | Marrëdhënie me publikun - Menaxhimi i Aktiviteteve | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
X91 | Praktikë pranë Sipërmarrjes | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |
X 99 | Detyrime përmbyllëse | Përshkrimi |
Klasa Online Materiale për studentët Materiale për pedagogun |