© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Profesionale - Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje

Programi i studimit “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”ofron kualifikime për teknik të lartë në fushën e Biznesit, Marketingut dhe Shitjes. Në përfundim të studimeve studenti krijon një profil profesional e kulturor:

- me një gamë të plotë aftësish njohëse dhe praktike që nevojiten për të gjetur zgjidhje krijuese për probleme në fushën e biznesit dhe marketingut.
- për kryerjen e aktiviteteve komplekse në fushën e studimit;
- për demonstrimin e aftësive për planifikim, organizim dhe kontroll të veprimtarive të punës;
- me aftësi për kontroll dhe mbështetje për personelin, duke siguruar shpjegime ose udhëzues për të realizuar një veprimtari specifike në fushën e studimit.

Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” ofron mundësi karriere në:

- biznese të ndryshme që operojnë në fushën e shitjeve dhe marketingut;
- ndërmarrje dhe institucione të ndryshme të angazhuara në këtë industri  si brenda dhe jashtë vendit.

Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin me karakter profesional “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.

Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.

Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.

I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde të cilat përcaktohen nga MASR.

SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”.

Në programin profesional “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:

- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve rtë MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.
- Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi.

Pranimi i studentëve në programin profesional “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Tarifa e studimit në programin me karakter profesional “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale të programit “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” është 2 vite akademikë.

Koha maksimale e studimeve profesionale të programit “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” është 4 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
REGJISTROHU NË NEWSLETTER