© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Master Profesional - Financë Kontabilitet

Programi Master Profesional në Financë - Kontabilitet synon të formojë profesionistin përmes rritjes së dijeve bashkëkohore dhe aftësive praktike, për t’u përballur me botën komplekse të menaxhimit financiar. Studimet Master, me ndihmën e pedagogëve ndër më profesionistët në vend, e ndihmojnë studentin të mësojë nga praktikat më të mira të zbatuara në aktivitetin e përditshëm të një financieri, që lidhen me taksimin, buxhetimin, analizën financiare dhe të kostos, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, auditimin, bankingun ndërkombëtar, menaxhimin e riskut bankar, etj.
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master Profesional në programin Kontabilitet Financiarë,ka mundësi punësimi si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit financiar në:
  1. institucione të ndryshme publike në nivel qendror dhe lokal;
  2. kompani publike apo private;
  3. organizata jofitimprurëse.

Kjo diplomë gjithashtu ofron mundësinë e ndjekjes së një karrierë si Kontabilist i miratuar apo edhe Ekspert kontabël (auditues).

Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson  kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë e ciklit të parë/fotokoje e diplomës e njehtësuar me origjinalin - Diplomë e ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit, e shoqëruar me fotokopje të diplomës së njësuar me origjinalin/një dokument zyrtar që është bërë njësimi i diplomës në RSH.
  • Vërtetim i listës së notave dhe krediteve.
  • Diplomë e Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave/fotokopje e tyre e njehtësuar me origjinalin, e konfirmuar nga DAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë Dëftëse Pjekurie, në mungesë fotokopje të njehtësuar me origjinalin, konfirmuar nga DAR/ZA.
  • CV + Foto.
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “Financë Kontabilitet” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Financë Kontabilitet”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Financë Kontabilitet”është 1 vit akademik.

Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Financë Kontabilitet” është 2 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

Financë Kontabilitet

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
DFI 262 Drejtimi i avancuar në financë dhe investime Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
BAF 262 Buxhetimi dhe analiza financiare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
SRN 261 Standardet ndërkombëtare të raportimit financiar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
KAV 262 Kontabilitet i avancuar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DFN 263 Metoda Kërkimi Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
AKK 262 Analizë dhe kontrolli i kostos Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
AUD 263 Auditimi Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
TAX 263 Taksimi Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MDG 262 Marketing Dixhital Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X091 Stazh ose praktikë profesionale Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X099 Detyrime permbyllese Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
REGJISTROHU NË NEWSLETTER