© Copyright 2021 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Diplomë Master Shkencor - E drejtë tregtare

Masteri i Shkencave në programin e Drejtë Tregtare pranë “Universiteti Barleti” ofron një mundësi zhvillimi dhe specializimi në fushat më të rëndësishme të së drejtës tregtare dhe praktikës tregtare. Lëndët dhe modulet e përfshira në planin mësimor trajtojnë çështjet tregtare më të rëndësishme, siç janë tranzaksionet apo konfliktet tregtare duke përfshirë njëkohësisht njohuritë bazë rreth: kontratave tregtare, ligjin e shoqërive tregtare, arbitrazhi dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar, si dhe e drejta bankare dhe financiare. Qëllimi i programit është të ofrojë profesionistë të aftë për tregun e punës në kushtet e një konkurrence gjithmonë e në rritje.
Studenti që përfundon studimet në “Universiteti Barleti”, në Master i Shkencave në programin E drejtë Tregtare ka mundësi punësimi në:
  • Sektorin bankar ose financiar;
  • Sektorin e tatim –taksave;
  • Kompani tregtare vendase apo të huaja;
  • Studio avokatie vendase apo të huaja;
  • Zyra ndërmjetësimi apo arbitrimi, etj.
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).

Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë e ciklit të parë/fotokoje e diplomës e njehtësuar me origjinalin - Diplomë e ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit, e shoqëruar me fotokopje të diplomës së njësuar me origjinalin/një dokument zyrtar që është bërë njësimi i diplomës në RSH.
  • Vërtetim i listës së notave dhe krediteve.
  • Diplomë e Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave/fotokopje e tyre e njehtësuar me origjinalin, e konfirmuar nga DAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë Dëftëse Pjekurie, në mungesë fotokopje të njehtësuar me origjinalin, konfirmuar nga DAR/ZA.
  • Dëshmi e gjuhës së huaj në nivelin B1, sipas përcaktimeve të MASR.
  • CV + Foto.
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.

Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.

Tarifa e studimit në programin Master i Shkencave në “E drejtë Tregtare”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.

Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master i Shkencave “E drejtë Tregtare” është 2 vite akademikë.

Koha maksimale e studimeve në programin Master i Shkencave në “E drejtë Tregtare”, është 4 vite akademikë.

Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.

E drejtë tregtare

LISTA E LENDEVE

Kodi i lëndës Emërtimi i lëndës Përshkrimi i lëndës Online
ATP 461 Antropologjia e ligjit Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
DKK 462 E drejta kushtetuese e krahasuar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
IAL 462 Interpretimi dhe argumentimi ligjor Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MSK 463 Metodat sasiore te kerkimit Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MCK 463 E drejta private evopiane Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MND 462 Mbrojtja nderkombetare e te drejtave te njeriut Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MCK 463 Metodat cilesore te kerkimit Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
MCK 463 E drejta private e krahasuar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
EDS 464 E drejta e shoqerive tregtare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X091 Praktikë profesionale (sem II 3 ECTS) Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
EDF 464 E drejta financiare, bankare dhe monteare nderkombetare Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
LEK 464 Legjislacioni evropian i konkurrences Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
EDN 464 E drejta e ndermjetesimit dhe arbitrazhi nderkombetar Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X091 Praktikë profesionale (III 9 ECTS) Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
X099 Detyrime Përmbyllëse Përshkrimi Klasa Online
Materiale për studentët
Materiale për pedagogun
REGJISTROHU NË NEWSLETTER